Imagjino jeta të marrë udhë
e ti të mos jesh,
të mbërrijnë pranverat me dritaret e hapura tejpërtej
e ti të mos jesh,
t’ia behin vajzat në stolat e parkut me fustanet e tyre shumëngjyrëshe
e ti të mos jesh,
të rinjtë të notojnë në mesditë
e ti të mos jesh,
një pemë e lulëzuar të përkulet në ujë, flamuj të valëviten mbi ballkone
e ti të mos jesh.
Më pas, një çelës të rrotullohet – dhoma të jetë e errët,
dy gojë të puthen nën hije
e ti të mungosh.
Imagjino dy duar që shtrëngohen dhe ty të të mungojnë duart,
dy trupa të kapërthehen e ti të flesh nën dhe,
kopsat e xhaketës të jetojnë më gjatë se ty,
dhe plumbi i ngulitur në zemrën tënde të mos tretet,
kur zemra jote, që kaq shumë e deshi botën, të jetë tretur.
Të mungosh – s’është asgjë të mungosh.
Nëse mungon vërtetësisht, do jesh gjithmonë brenda gjërave që u ke munguar,
do jesh gjithmonë brenda botës.
Përktheu: Eleana Zhako
Të tjera nga ky autor:
- Janis RICOS: Fjalë mishtore – Erotika
- Janis RICOS: Histori erotike
- Janis RICOS: Fjalë mishtore (fragment)/Erotika
- Janis Ricos: Erotika
- Janis Ricos: Erotika (Pjesë)
- Janis Ricos: Epitaf (Vazhdim)
- Janis Ricos: Epitaf
- Tri tregime të shkurtra
- Eleana ZHAKO: Kaktus
- Eleana ZHAKO: Poezi
- Balta (fragment)
- Ahileas KIRIAKIDHIS: Në radë¹
- Zirana ZATELI: Epsh ndër tëmtha (fragment)
- Miltos SAHTURIS: Tri poezi
- Dimitris DIMITRIADIS: Apokalipsi i Kasandrës (fragment)
- Kiki DIMOULA: Mbi kufoma
- Koha kalon përmes syve të saj
- Nikos KAZANTZAKIS: Asketika (fragment)
- Kiki DIMOULA: Përpikëri
- Maria PATAKIA: Cikël poetik
Be First to Comment