Press "Enter" to skip to content

Artur SPANJOLLI: Mbrëmje prilli

Ajri është i vakët,
plepat, të gjelbër;
eci rrugës “Mujo Ulqinaku”.

Në sytë e mi këndon gjaku,
i një shkulmi ëndërrash,
bredharake.

Më dhemb shumë,
aq shumë më dhemb,
sa shpërthen në një melodi të ngrohtë,
zëri i fshehtë:

Hyn dhe del vdekja në një shtëpi,
vetëm një fill jete,
një fill buzëqeshje,
ah, drama e lamtumirës,
e ndarjes…

Ajri është i vakët,
plepat, të gjelbër;
një dëshirë shkon e humb
nënēn e saj të gjejë.

Eci,
në sytë e mi këndon gjaku,
i një shkulmi malli,
të tmerrit të gjallë!

Ajri është i vakët,
plepat, të gjelbër;
është mbrëmje prilli,
i lodrimit të zemrës!
(1992)

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento