Press "Enter" to skip to content

Ornela MUSABELLIU: Grua

Linda nga një grua,
grua më bëri një burrë.
Më rriti nëna,
nënë më bëri babai i fëmijëve.
Netëve mbi krye m’u kujdes nëna,
Hero të përrallave kisha tim atë!
Vdes përditë nga pak pas shuarjes së nënës,
një burrë çdo ditë më ringjall!
Përpiqem të rris një grua,
që të rris siç duhet një burrë!

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento