Press "Enter" to skip to content

Në rrugën time jeton një plak

Në rrugën time jeton një plak. Një plak që ka humbur atë që kish. Atë që kish e s’e mban mend. Mend s’e mban e dot se gjen. Se gjen të tjera, të të tjerëve, por jo të vetën. Të vetën që e kish lënë diku; ta gjente prapë një ditë. Një ditë që harroi se ku.

Në rrugën time jeton një plak. Një plak që më ngjan e shpirtin ma lodh. Ma lodh syrin kur e shoh e dorën kur kalon mbi flokë. Mbi flokë gri që më s’i njeh si flokët e tij. Flokët e tij ishin ndryshe; të gjatë, bjondë si krifë! Krifë që s’e bënte përbindësh.

Në rrugën time jeton një plak. Një plak që veten më s’e do. Se do ta donte po ta kish. Ta kish dhe njëherë të bukur si më parë. Parë e fshehur nga sy tinzarë që kanë zili. Zili ka veten me sytë e tij, të një kohe tjetër. Tjetër kohë që s’është tani.

Në rrugën time jeton një plak.

Përgatitur për botim nga Shqipto.com

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

Komento