Press "Enter" to skip to content

Alisa VELAJ: Fëmijë stinësh

(Për Tomin)

Fëmija ynë vjeshtak
pyjeve të Apeldoornit,
hidh gjethe pas krahëve,
hidh gjethe drejt qiellit.
Ato ikin e fluturojnë
si fëmijëria jote.

Mahnitu në shi gjethesh,
fëmija ynë i stinëve!
Mahnitu me veten dhe botën përqark!
Shirat e vërtetë, që do të nisin pas pak,
do ta mbartin me vete,
këtë hare plot dritë.

Engjëll flokëdiell – vjeshtave të botës,
gjethet sot falë teje
do të jetojnë tri jetë.
Shirat me cicërima zogjsh do të na flasin.
Stinëve, ah stinëve,
do t’iu fëmijërohet çdo çast i mbramë…

(Kjo poezi është shkëputur nga vëllimi “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” dhe sapo është botuar në anglisht në “Stockholm Literally Review”, përkthyer nga Arben P. Latifi.) 

https://thestockholmreview.org/2020/04/12/an-offspring-of-season-by-alisa-velaj/?fbclid=IwAR23MDkyPEzHm46URUDeFlFYOnjmvIsKvSxkKzOzx_os0Q9CB7R-s9MNiOc

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento