Nuk më besojnë, e dashur!
Dhe s’kanë faj.
Më nisën në varreza me një turmë dëshmitarësh;
I vdekur është! – u betuan të gjithë,
por te varri e lanë një togë
ushtarësh.
S’duhet të ngrihet, kurrsesi!
Urdhër i prerë!
Bie shi,
nën tokë.
Fryn erë!
Veç Ai është ringjallur!
Ti je shumësi i dashurive të mia!
S’më lejohet të ngrihem,
edhe njëherë me të puth.
Do rrija i qetë pastaj!
Në paqe me ushtarët e zymtë,
si kalë i harruar mes mjegullës,
në fushë.
Veç i kryqëzuari është ringjallur!
Dogma zhbëhet përndryshe.
Mëngjesi më gjen në krahët e tu.
Ushtarët të gurëzuar,
kukasin si qyqe.
Se janë varrosur qytetërime e poetë.
Edhe birra “Guines” do harrohet një ditë.
Vdekja e kjo togë ushtarësh
kadetë,
s’më ndalin dot,
pa t’puthur e
pikë!
Të tjera nga ky autor:
- Arbër AHMETAJ: Pret, e bukura ime
- Arbër AHMETAJ: Cikël poetik
- Arbër AHMETAJ: Reflektim mbi romanin “Hijet e muzgut”, të autorit Arben Kallamata
- Arbër AHMETAJ: Reflektim mbi librin me poezi “Dëshirat e mia perëndojnë çdo mbrëmje”, të autores Brikena Qama
- Arbër AHMETAJ: Puthje në qiell (2)
- Arbër AHMETAJ: Procesi: 3K/1988 (Fragment)
- Arbër AHMETAJ: Para e madhe, varfëri e madhe
- Arbër AHMETAJ: Puthje në metro
- Arbër AHMETAJ: Puthje në zemër
- Arbër Ahmetaj: Cikël poetik
- Arbër AHMETAJ: Guri
- Arbër AHMETAJ: Reflektim mbi romanin “E dashur A.” të Ylli Demnerit
- Arbër AHMETAJ: Grua e avullt dhe e akullt
- Arbër AHMETAJ: Reflektim mbi romanin “Gruaja me dy zile”, të autorit Mehmet Elezi
- Arbër AHMETAJ: Një lot për ty, kapitenia ime
- Arbër AHMETAJ: Puthje në qiell
- Régis JAUFFRET: Doktor Mouton
- Arbër AHMETAJ: Burrë i puthur
- Arbër Ahmetaj dhe Ervin Nezha mbi romanin “Valsi i një dasme fantazmë”
- Arbër AHMETAJ: Reflektim mbi romanin “Teqeja e shterpave”, të autorit Balil Gjini
Be First to Comment