Press "Enter" to skip to content

Shazim MEHMETI: Në sfondin e argjendtë të liqenit me sy maji

Në sfondin e argjendtë
të liqenit me sy maji,
një kaçubë yjesh përndizet.
Buzët e ëndrrës
e prekin gjithë afsh.

Zemra e qiellit
përepshëm zbret,
mbi qerpikun e vesuar
të vashës flokëkaltër.

Këputet një yllth –
në syrin e larë të natës,
përflaket gjithë trazim,
e hëna e parfumosur,
luleshqerrën e qepallës lëvar
sipër barkut ngjyrëvaji,
të virgjëreshës së trembur,
nga epsh’ i vet i porsashfaqur.

Del një puhizë shpirti
e dehet si malli –
lëviz e epohet,
dhe mbi thimthin e zbuluar,
të gjirit të saj,
petale gëzimi hedh.

E një frymë deliri del e merr
dhe e bart me finesë,
tutje kah rrëshqet,
anija e bardhë me vela
e Zotit zemërdet…

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento

    error: Content is protected !!