Press "Enter" to skip to content

Ali PODRIMJA: Oktapodët

Përballëm përditë me pushtetin e liliputëve,
orë e çast që vazhdojnë të përmuten.
Përulem para fotografive të miqve të zhdukur,
të cilët zbehen çdo ditë nga turpi.
U lë shëndenë dhe me dalin para ish-luftëtarët,
sytë ç’m’i shpojnë me gishtërinj të ngritur kah i Madhi.
Por unë i gjori ç’të bëj kur nuk kam force,
t’i bie tavolinës së presidentit të humbur në luks?
Në Kullë të Sylejman Vokshit kyçem dhe vështroj
përmes frëngjive,
kah lëviz paria me syze të zeza e tek pështyjnë në fytyrat
e vegjëlisë nga autot luksoze,
tek vërtiten oktapodët gëllabërues, largohem i rebeluar.
Qelben të pabesët dhe vërej se dita do zbardhë
sa të kalojë dimri i luleborave.
Të zhdukurit e mi do zbresin nga fotografitë e zverdhura,
që trishtojnë atDheun tim!

Të tjera nga ky autor:

error: Content is protected !!