Press "Enter" to skip to content

Rudolf MARKU: Poetët

Poetët mblidhen në Ferr,
mes squfurit djegës. Bisedojnë të qetë,
a thua se janë në shtëpinë e tyre.

Gjuha është një tunel i pafundmë;
bashkëtingëllore basesh. Zanore prej flauti.
Por zhurmat në Ferr i mbysin bisedat e tyre.
Kush tha se do të donin t’i zhvendosnin yjet,
drejt Mëshirës, drejt përdëllimit?

Poetët janë qytetarë të Ferrit,
i mbushin penat e tyre me squfur, me gjakun e vet,
me ëndrrat e të panjohurve, me rrëfime fantazmash,
të dënuar për shkak të tingujve, të ritmit, të fjalëve
dëgjojnë bisedat sekrete të sferave qiellore.

Poetët janë qytetarë të Ferrit.
Ecin nëpër hone malesh,
kundër gravitetit të dashurisë,
për të arritur mëkatarët e braktisur nga gjuha.

Të tjera nga ky autor: