U nda nga jeta sot, më 16 mars 2020, në moshën 77-vjeçare, gazetari i shquar sportiv, Aleko Gjergo, pas një sëmundje të rëndë. Ishte një nga mjeshtërit e komunikimit me publikun, kronikave sportive në radio, si dhe një nga ikonat e Radio-Tiranës. Gjergo do të kujtohet sidomos për emisionin më të ndjekur sportiv radiofonik të viteve ’90, “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”, zëri elektrizues i të cilit drithëronte zemrat e sportdashësve të atyre viteve. Aleko Gjergo ishte me profesion farmacist, por spikati edhe në fushën e publicistikës dhe përkthimeve. Është autor i disa librave.
Lindi më 23 nëntor 1943.
Komentet janë mbyllur.