Ajo gru
Ajo e egra,
e amla me vedi kurrë,
buza e vrame,
që gjakun askush s’ia pa,
tek i rrjedhte lumë.
Ajo që qesh
edhe kur kjan,
ajo që andrrat i mbledh
edhe kur s’e mbajnë kambt.
Ajo që me thonj
mban frymën e vet,
që përbrenda plas
e me heshtje bërtet.
Lulëzo përsëri
Kanë me ta hjekë emnin,
por je pa tokë
e s’do t’mundin
në dhe me t’shti.
Mos harro e kryej
t’vetmen hakmarrje tanden:
lulëzo përsëri!
Veç shpirti
Du veç çfarë
në shpirt
e në mendje mbetë.
Asgja tjetër,
s’më intereson në kët’jetë.
Lumtuni e vërtetë
Kërkoje te vetja vetminë.
Atë që ta mbush shpirtin plot
me tinguj, drithërimë dhe liri.
Asht ajo rruga që të prin,
drejt s’vërtetës lumtuni.
Comments are closed.