Press "Enter" to skip to content

Poezi (Shkëputur nga libri “Mbartës melankolie”)

81Shares

∗∗∗

Isha fëmijë shumë melankolik.
Kjo më së miri mund të quhet,
fillim-kremtimi i poezisë.
Asnjë, i lumtur,
nuk e ndërpreu lumturinë që të shkruajë poezi.

Nëse më kërkojnë të zgjedh mes lumturisë
dhe të shkruarit të një poezie të bukur,
fatalisht do zgjidhja të dytën,
përderisa s’ia di kuptimin lumturisë,
edhe nëse ekziston.

Lexuesit më thonë,
që vepra ime është ngushëllim për ta,
por vras mendjen:
si t’i ngushëlloj,
kur as veten s’ngushëlloj dot?!

Përditshmëria është përditshmëri.
Asgjë s’e ndryshon. As poezia.

Poezia nuk është e vazhdueshme,
ndaj përditshmëria fiton mbi gjithçka.

Rrita fëmijët e mi, u kujdesa për nipërit e mbesat.
Jetova si njeri i zakonshëm.
Kështu ndihem. Nuk ndryshoi jeta ime pse shkruaja poezi.
Sado famë që fitova, mbeta nëna, gjyshja, vetvetja.

Jo, nuk shkruaj gjithnjë. Pas librit të fundit,
ndoshta s’do vazhdoj më. Nuk mendoj se kam tjetër.
Ndoshta po të jetoj,
shumë do desha të shkruaja më tepër.

Jo, s’ndihem ende e ngopur.
Jam e uritur për jetë.
Vuaj tmerrësisht nga ideja e vdekjes.
Ndoshta të shkruarit në moshën tetëdhjetë e tetë vjeçare,
është shprehje e dëshirës për të mos vdekur.
E pafuqisë sime të përfytyroj,
se çdo ekzistojë pas vdekjes së trupit.

Që nga çasti që vdekja është parashkruar
dhe je mësuar me të vërtetën e frikshme,
nëse pos saj kërkon dhe të pavlerën
– pasi në pleqëri, jeta nuk ka ndonjë kuptim –
parapëlqen plakjen më mirë se vdekjen,
më mirë se nisjen drejt së panjohurës.

Dhe jo ngaqë s’e do të panjohurën,
por nuk do të humbasësh atë çka njeh.

Përktheu nga origjinali: Eleana Zhako

Kiki Dhimoula (6 qershor 1931- 22 shkurt 2020) cilësohet ndër poetet më të famshme bashkëkohore greke. Ka qenë poetja e parë femër e përfshirë në serinë poetike të botimeve prestigjioze “Gallimard”. Ka fituar dy herë “Çmimin shtetëror për poezinë” (1971, 1988) dhe “Çmimin europian për letërsinë” (2009). Ishte anëtare e Akademisë së Athinës prej vitit 2002. Bashkëshorti i saj, Athos Dhimulas (1921-1985), me të cilin pati dy fëmijë, ka qenë gjithashtu poet shumë i shquar. Kiki Dhimoula u nda nga jeta më 22 shkurt 2020.

Të tjera nga ky autor:

81Shares

Be First to Comment

Komento