Press "Enter" to skip to content

Martin NIEMÖLLER: Në fillim erdhën për hebrenjtë

Kjo është poema më e famshme për Holokaustin, shkruar nga prifti luteran Martin Niemöller (1892-1984). Ajo shpreh në mënyrë kaq të qartë nevojën e solidaritetit mes njerëzve, sa që mund ta recitosh për çdo grup shoqëror apo etnik të shtypur kudo në botë.
Niemöller ishte një nga përkrahësit e politikës së Hitlerit, kur ky erdhi në pushtet, por, me të parë fytyrën e vërtetë të nazistëve, kundërshtoi hapur aktivitetin e tyre dhe u burgos në kampet e përqendrimit në Sachsenhausen dhe Dachau, nga viti 1938 deri më 1945-n. Ai i shpëtoi për pak ekzekutimit, kur aleatët liruan kampin.

Në fillim ata erdhën për hebrenjtë,
por unë zërin nuk e ngrita,
sepse hebre nuk isha.

Më pas erdhën për komunistët,
por prapë zërin nuk e ngrita,
sepse komunist nuk isha.

Pastaj erdhën për sindikalistët,
dhe prapë zërin s’e ngrita,
sepse sindikalist nuk isha.

Në fund erdhën tek unë,
por s’kish mbetur më askush,
të ngrinte zërin për mua.

*Shqipëroi Dritan Kiçi

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento

    error: Content is protected !!