Press "Enter" to skip to content

Hermann HESSE: Cikël poetik

Gënjeva

Gënjeva! Gënjeva! Unë nuk jam plak
dhe jetës nuk jam nginjur ende,
kur grua të bukur syri më kap,
nis të më rrahin puls dhe mendje.

Në ëndërr shoh ende lakuriqësi të nxehta,
me gra të mira a ca më pak,
kur shndrij në ritëm valsesh të shpejta
dhe netësh dashurore jepem pa cak.

Ëndërroj madje për një dashuri,
të bukur, të dlirë e pa shumë fjalë,
të shenjtë si e para, si dikur ti,
e ndërmend e gjithherë lotoj ngadalë.

Miqtë

Qoftë furtunë a rreze dielli,
qielli është po ai,
e dua fatin, sido të jetë,
i ëmbël, i hidhur, nuk ka rëndësi.

Kapërthehen rrugët e shpirtit,
mësoni gjuhën t’ia lexoni,
se nesër ajo ngre në hir,
çka sot si mundim jetoni.

 

Epsh

Ti vërshon e djeg prush,
rend drejt zjarrit verbërisht,
trup e shpirt rrëmben, i jepesh
flakës së jetës pafundësisht!

Por, papritur zemër e frikur,
drithëron e paqe s‘gjen,
se n‘lumnim të dashurisë,
që nuk shter, vdekjen ndjen…

Përktheu: Doreida Gedaj

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento