Press "Enter" to skip to content

Nikiforos VRETAKOS: Numrat muzikorë

Pa rendin aritmetik,
nuk qëndron asgjë:
As qielli me yje, as trëndafili.
Për më tepër poezia.
Dhe, lumturisht, fati më bëri
njohës të numrave muzikorë,
ylli i ditës, i vari shikimit tim
një rreze më tepër;
dhe duke i kthyer gjunjët në tavolinë,
punoj, sikur të krijoja
një qiell me yje ose një trëndafil.

 

Përktheu nga origjinali: Eleana Zhako

Nikiforos Vretakos lindi më 1 janar 1912 në Greqi. Ai është konsideruar një nga poetët më të rëndësishëm të vendit të tij. Ka fituar disa çmime dhe medalje, duke futur këtu edhe çmimin shtetëror të Greqisë për poezinë, në vitet 1940, 1965 dhe 1982, por, gjithashtu, është nominuar katër herë për çmimin “Nobel” në letërsi. Disa nga poezitë e Vretakos janë kthyer në këngë të famshme greke. Vepra e tij është përkthyer në shumë gjuhë. Në vitin 1987 u zgjodh anëtar i Akademisë së Athinës. Është quajtur ndryshe edhe si poeti i paqes dhe dashurisë. Vdiq më 4 gusht të vitit 1991, në Athinë.

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento