Press "Enter" to skip to content

Sibila ALERAMO: Oh, pëllëmbë duarsh…

Oh, pëllëmbë duarsh shënjuar vragash,
trekëndësha, degë, kryqe, yje,
gjithë jeta ime ç’ka ndodhur e ç’do ndodhë,
pika e panjohur e vdekjes që s’i druhem
dhe të tjera, të tjera, që duken si gozhdë të ngulura,
por përqark u rrëzëllejnë flatra lavdie,
oh, pëllëmbë duarsh, ju sodis si pasqyra,
kaq njerëzore e të mistershme,
pasqyra të marrta, që drita më s’i praron,
të vogla e të buta, ku shkruhet fati,
shëmbëlltyra hapësirash të pa skaj dhe melodish,
fantazish e marrëzish, vetmish e dhembshurish,
vija-vija në vargonj, në kryq, në vallëzim,
oh, pëllëmbët e duarve të mia, shkruar yjesh!

Përktheu: Aida Baro

Sibilla Aleramo është pseudonimi i Marta Felicina “Rina” Faccio. Lindi më 14 gusht 1876, në Piemonte të Italisë. Aleramo, është një feministe e njohur më së shumti për përshkrimet autobiografike të jetës së gruas në Italinë e shekullit XIX. Vdiq më 13 janar 1960, në Romë.

 

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento