Press "Enter" to skip to content

Hermann HESSE: Melankolia

Mes miqsh dhe verës dehur, prej teje të shpëtoja,
se shumë më trazonte terri i syrit tënd,
në krahë dashurie, muzikë që më kënd,
unë biri i pabesë, doja të të harroja.

Por ti më erdhe pas, heshtur, tinëzisht,
në kupë të verës ishe, që ktheja dëshpëruar,
afshit të netëve të mia dashuruar,
çdo herë kur me ty tallesha paturpësisht…

Gjymtyrët e rraskapitur m’i vesh në ftohtësi
dhe kokën lehtë në prehër ma përkund,
në shtëpi u ktheva, rrugëtimit i dhashë fund,
se gjithë përhumbja ime – ish rruga për tek ti!

Përktheu nga origjinali: Doreida Gedaj

 

Hermann Hesse lindi më 2 korrik 1877, në Gjermani. Është një nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzetë. Përveçse në prozë, Hesse shquhet edhe si poet shumë i mirë. Rreth 700 poezitë e tij janë përmbledhur në 12 vëllime. Romanet, poezitë, shkrimet kritike politike, kulturore dhe letrare, arrijnë në rreth 80 milionë kopje në të gjithë botën, duke e bërë kështu njërin nga shkrimtarët europianë më të lexuar të shekullit të kaluar. Në vitin 1921 u bë qytetar zviceran dhe më 1946-n iu dha çmimi “Nobel” në letërsi. Vdiq më 9 gusht 1962, në Lugano të Zvicrës.

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento