Diçka e bukur
“Më thuaj diçka të bukur!”
“Ti”
“Por…”
“Shshshshshttt….”
… dhe poshtë nesh
merrte frymë qielli…
A bën të jem sot hija jote?
A bën të jem sot hija jote
dhe,
përkundër ligjit të universit,
në perëndim të lind
e të vdes në lindje?
Sot,
të lutem,
diellit mos iu fshih
e në darkë
dritën mos e shuaj…
Brerje
Heshtja
rrëmujën time
mbush me tinguj
këngësh të pazëshme
e melodish të papërkthyeshme
në gjuhë pentagramesh.
Kafshatash ushqehet
me shpirtin,
në një lojë,
ku i fundit
s’di
në humb a fiton…
A e di
A e di,
që kujtimet
kanë shpirt?
I yti
e dha sot…
(…)
të kam…
më ke…?
të lutem, m‘thuaj
ç’të jam?
më je…
shshsht, vetëm duaj…
se unë…
se ti…
se ne të dy…
nuk mund…
nuk di…
ç’do ish pa ty…
Të tjera nga ky autor:
- Elinda Marku: Poezi
- Anila Toto: Poezi
- Jorge LUIS BORGES: Poezi
- Ylli ÇELA: Afshi djalërak
- Albina GJERGJI: Poezi
- Poezi nga Humberto Ak’abal
- Kliton NESTURI: Fija e flokut tënd
- Leonard COHEN: Poezi
- Ardita JATRU: Poezi
- Trëndafile Visha: Poezi
- Pier Paolo PASOLINI: Madrigal madhështor
- Albina GJERGJI: Poezi
- Ndue UKAJ: Poezi
- Ndue UKAJ: Poezi
- Frederik Rreshpja: Poezi
- Mimoza Kuchly: Copëza poetike
- Mirela SULA: Cikël poetik
- Franz Werfel: Biografi dhe poezi
- Ndue Ukaj: Poezi
- Besnik CAMAJ: Tri poezi
Be First to Comment