Press "Enter" to skip to content

Alfons ZENELI: Ritual

Do vijnë ditë të tjera,
vite të reja do vijnë,
ti njerëz të rinj prej bore,
do bësh në oborr të syve.
Në vend të syve, të gjithëve
do iu vësh imazhin tim,
në vend të buzëve – puthjet e mia,
në vend të duarve – tel dëshirash të zgjatura,
me zogjtë e ngrirë largësive.
Do vijnë me mijëra vite të reja
dhe bora në oborr sërish do nxijë.

Veç për çdo rast,
mos guxo, njerëzve prej bore,
t`iu vësh shpirtin tim,
se të gjithë do të shkrihen në çast!

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento