Si
shi sigjim
kacavirresha
ujëvarës së qiellit.
Atë ag
ajo
ofshau butshëm.
Për të dytën herë
doli në terrasë.
Vnoi mbathjet mbi tel
e cigaren mbi buzë.
Dhe më thau
tanë jetën
e lume.
Pa dashtë
kam hy n’ty
e t’kam marrë n’qafë.
Tash kah fundi,
po sillem si n’treg.
Pa dashtë
m’asht mbushë shpirti
me mospërgjigjet tua.
E di që pa dashtë
kam me dalë
me qese t’lagëta tuj pikë
(nga fresku i atyne që do t’marr).
Po mbas fundit dije,
pa dashtë
fort t’kam dashtë.
Në det
u zhyta krejt,
mandej,
ngrita kryet.
Si përgjumshëm,
hapa sytë
e brita.
Pak ujë se vdiqa!
Të tjera nga ky autor:
- Albina GJERGJI: Poezi
- Albina GJERGJI: Poezi
- Besnik Camaj: N’atë çast
- Besnik CAMAJ: Cikël poetik
- Armela HYSI: Mbi librin “Strehë dashnie” të poetit Besnik Camaj
- Azem Qazimi: Poezi
- Virgjil Muçi: Poezi
- Wislawa Szymborska: Macja në një shtëpi bosh
- Miranda Içi: Poezi
- Brikena QAMA: Poezi
- Hamit ALIAJ: Poezi
- Alfons Zeneli: Poezi
- Ndue Ukaj: Poezi
- Nelly SACHS: Cikël poetik
- Brunilda SPIRO: Poezi
- Leonard COHEN: Poezi
- Doreida GEDAJ: Poezi
- Jorge LUIS BORGES: Poezi
- Frederik Rreshpja: Poezi
- Stanislav LVOVSKI: Poezi
Be First to Comment