Press "Enter" to skip to content

Charles BUKOWSKI: Vajza me minifund, që lexon Biblën përballë dritares sime

E diel. Po ha
një qitro, në kishën ortodokse ruse
n’perëndim
mesha ka mbaruar.
ajo është zeshkane
me origjinë orientale,
ul e ngre sytë e mëdhenj të gështenjtë nga Bibla,
një Bibël e vogël kuq
e zi, e tek lexon
këmbët luan pa prà shkujdesshëm
në një vallëzim të lehtë ritmik,
Biblën duke lexuar….
vathë të gjatë floriri;
dy byzylykë t’artë mbi secilin kyç
dhe, ma do mendja, mban veshur minifund
coha i rrok trupin,
ajo cohë – nxirja më e lehtë,
u fshtillet andej-këndej
këmbëve të gjata rioshe të ngrohta nën diell…

e pamundur t’i shpëtosh ekzistencës së saj
e pamundur të dëshirosh që…

në radion time luhet muzikë simfonike
që ajo s’mund ta dëgjojë
por lëvizjet e saj përputhen saktësisht
me ritmet
e simfonisë…

ajo është e zeshkët, e zeshkët
dhe lexon fjalën e Zotit.
unë jam Zoti.

Përktheu nga italishtja: Aida Baro

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    error: Content is protected !!