Në agun e mëngjesit
kur një zog zgjimin luan
nis orë e mallit braktis
gjithë pluhurin e vdekjes
O orë e të lindurve
me vuajtje qarkuar,
që njerinë e ri ngjizët
nga brinja e parë
I dashur, malli i pluhurit tënd
përmes zemrës sime tallazet zhvendos.
Përktheu: Ana Kove (Anrila Spahija)
Pak biografi:
Nelly Sachs, lindur me emrin Leonie Sachs, më 10 dhjetor 1891 në Berlin, është një ndër shkrimtaret e shquara të lirikës gjermane. Ajo është fituese e çmimit të madh “Nobel” për letërsinë në vitin 1966, së bashku me shkrimtarin Samuel Jozef Agnon, me të cilin e lidhte prejardhja hebreje.
Përpjekjet e saj letrare nisin qysh në vitet para Luftës së Parë Botërore. Por ardhja në pushtet e Hitlerit e ndryshoi në mënyrë radikale jetën e saj, e cila, në Berlin, u bë e pamundur nga përndjekjet e regjimit nacional-socialist, ndaj në vitin 1940 braktisi Berlinin për t’u vendosur në Stockholm, ku jetoi deri sa vdiq, më 12 maj 1970. Në lirikën e saj, ajo është identifikuar me dramën e Holokaustit dhe me dhimbjen e popullit hebre, duke ngritur njëkohësisht shqetësimet dhe dhimbjet e njerëzimit në përgjithësi.
“Vdekja ishte mjeshtër i mësuesve të mi. E si mund të merresha me tjetër gjë, metaforat e mia janë plagët e mia. Vetëm ashtu mund të kuptohet ç’kam shkruar”, shkruante Sachs.
Vdiq në vitin 1970.
Të tjera nga ky autor:
- Nelly SACHS: Cikël poetik
- Ornela MUSABELLIU: Forma e heshtjes
- Franz Werfel: Biografi dhe poezi
- Azem Qazimi: Poezi
- Tua Forsström: Poezi
- Anisa HYSESANI: Poezi
- Wislawa Szymborska: Macja në një shtëpi bosh
- Mihalis GANAS: Intime
- Peter BICHSEL: Një tavolinë është një tavolinë
- Frederik Rreshpja: Poezi
- Poezi nga Humberto Ak’abal
- Albina GJERGJI: Poezi
- Leonard COHEN: Poezi
- Miranda Içi: Poezi
- Nelly SACHS: Gjithmonë
- Ornela MUSABELLIU: Poezi
- Nelly SACHS: Sa lehtë zhvendoset njeriu
- Vorea UJKO: Poezi
- Luan RAMA: Mësimi i artit të dashurisë
- Elinda Marku: Poezi
Be First to Comment