Ne nuk patëm kohë të flisnim, e dashur,
veç puthnim gishtërinjtë dhe gjokset tona,
endeshim mbi trupa që dihasnin dëshirë,
jo, nuk patëm kohë të flisnim,
veç u binim kambanave tona
dhe ato na përpinin e thithnin brenda tyre.
Ne pinim veç burimet e njëri-tjetrit,
thithnim nektarin e kurmeve, të syve, buzëve
oh, ç’nektar i ëmbël, që papiruset e vjetra nuk na e thonë!
Kush je ti, cili jam unë,
nuk thamë asgjë, veç putheshim të dehur,
më shumë se Baudelaire nga poezitë e tij,
s’kishim kohë, edhe pse na dukej sikur njiheshim një jetë;
fqinj të dashurisë,
në atë kohë relative sikur gjetëm Anjshtanjin!
Nga vije ti, nga vija unë,
nga ç’rrugë të këtij globi kaq të nxehtë,
nuk e dimë ende, kush je ti e dashur,
me ato buzë që djegin në skajin tjetër të botës,
kush je ti – ëndërr nderur në tavanin e shtëpisë sime,
që sa hap sytë, të shoh dhe të përshëndes…
Ne nuk patëm kohë të flisnim për jetët dhe dashuritë tona
Ne… e harruam vetë kohën!
(Shkëputur nga vëllimi me poezi “Territoret e shpirtit”)
Të tjera nga ky autor:
- Luan RAMA: Vetëm sonte mos fli!
- Luan Rama: Letra e hirit
- Mihalis GANAS: Intime
- Luan RAMA: Pikëtakim i habitshëm mes Rimbaud dhe Migjenit
- Luan RAMA: Mësimi i artit të dashurisë
- Anila Toto: Poezi
- Luan RAMA: Dashuri si në kohën e kolerës
- Luan RAMA: Feliçeta
- Elinda Marku: Poezi
- Agim PIPA: Cikël poetik
- Tua Forsström: Poezi
- Luan RAMA: A të pëlqen Karavaxhio?
- Anisa HYSESANI: Poezi
- Laure CAMBAU: Për të bërë portretin e një fruti
- Ndue UKAJ: Poezi
- Luan RAMA: Duke lexuar Prevert
- Mirela SULA: Cikël poetik
- Ndue Ukaj: Poezi
- Ornela MUSABELLIU: Poezi
- Luan RAMA: Një muze imagjinar për veten
Be First to Comment