Ka ditë kur dëshirat
marrin formën e heshtjes.
I kaplon një gjumë letargjik
deri në agun e një stine të gjallë,
ku sythat e ëndjeve bulëzojnë
kur ëndrrat e natës mbyllin sytë.
Deri atëherë ka kohë.
Jeta do rrjedhë duke mbushur,
zbrazur, arnat e ditëve.
Më pyet: A ka formë heshtja?
Si mund të jetojë njeriu
me dëshira të fjetura?!
Në gojë ndjej gjuhën e tharë,
në shkretëtirë tek kërkon burimin.
Nuk mund të të përgjigjem.
Një dëshirë, kjo, që dot nuk zgjohet.
Ti, i largët si mirazh.
Thatësira, prani përvëluese.
Për ëndrrat, për ty,
për çka dikur më bëri të ndihem keq.
Për atë që s’guxoi
të më linte të ndihesha mirë.
Për veten, humbur
në kërkim të zgjimit.
A ka formë heshtja?
Të tjera nga ky autor:
- Anna Kove: Poezi
- Miranda Içi: Poezi
- Ndue UKAJ: Poezi
- Doreida GEDAJ: Poezi
- Ornela MUSABELLIU: Poezi
- Ndue UKAJ: Poezi
- Mimoza Kuchly: Copëza poetike
- Mirela SULA: Cikël poetik
- Stanislav LVOVSKI: Poezi
- Ardita JATRU: Poezi
- Ndue Ukaj: Poezi
- Nelly SACHS: Cikël poetik
- Brikena QAMA: Poezi
- Albina GJERGJI: Poezi
- Nelly SACHS: Gjithmonë
- Franz Werfel: Biografi dhe poezi
- Trëndafile Visha: Poezi
- Vorea UJKO: Poezi
- Dalan Luzaj: Poezi
- Pier Paolo PASOLINI: Madrigal madhështor
Be First to Comment