Press "Enter" to skip to content

Ylli ÇELA: Afshi djalërak

Si m’u rrëfeve, që prej së pari,
engjëll prej mishi?
Si m’u rrëfeve, as vetë s’e di,
moj vetëtimë?
Ti, porsi nimfë e dashurisë,
që mbillje puthje.
Unë bahçevan, nëpër kopshtore,
erë trëndelinë.

Si erdhe vallë, e mu javite,
mbi kraharuar?
Si ngjalë pas trupit, e rrotulluar,
e përvëluar.
Ma zyre frymën, buza shkrumbuar,
plot tërsëllim.
Ndezur prej epshit, ngjizur prej gjakut,
gjithë drithërim.

O hëna e bukur, larë mbi qiell,
ç’po bën, ma thuaj?
E thënë qenka, prej syrit tënd,
të plas, të vuaj!
Por s’jam i pari dhe as i fundit,
që çmendurohem.
Mos bëj zarar o perëndi,
kur dashurohem…?!

Si vjen kaq qetë, duke afshuar?!
Si vjen kaq pranë?
Të “plastë” syri, t’u “thaftë” buza,
moj tramundanë.
Largohu “djall”,
nga mosha ime e perënduar.
Po është e thënë, ah, le të vdes,
i dashuruar.

18-7-2019

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento