Press "Enter" to skip to content

Poezi dhe biografi nga Zef Zorba

Zef Zorba  u lind më 1920 në Kotorr të malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovës. Më 1943 i ndërpret studimet për arsye të Luftës së Dytë Botërore dhe kthehet në Shkodër, ku fillon punën si nëpunës banke.
Në vitet 1945-1946 punësohet si regjisor në Shtëpinë e Kulturës së Shkodrës, ku vë në skenë mjaft pjesë dramatike me tingëllimë të qartë desidente, si “Juda Makabe“ e Fishtës, “Armiku i Popullit“ i Ibsenit, etj. ndoshta edhe për këtë arsye arrestohet më 1946 dhe burgoset dhe vuan dënimin nëpër kampet e punës dhe të “riedukimit“ deri në vitin 1951.

Më vonë punon nëpër ndërmarrje të rrethit si llogaritar deri në vitin 1980, kohë kur del edhe në pension. Vdes në Shkodër, në janarin e vitit 1993.
Në heshtjen e thellë të gjysmës së dytë të shekullit, Zef Zorba, i pajisur me një kulturë të mrekullueshme vizatoi figurën e intelektualit të vërtetë, larg kompromiseve. Ai krijoi një afri të çuditshme me letërsinë dhe filozofinë moderne, duke përkthyer në shqip poetë të tillë si R. Frost, Xh. Ungareti, S. Kuazimodo, E. Montale, T. S. Eliot, dramaturgë si Shou, Pirandelo, Uajlld, martin, dhe filozofë si B. Kroçe., H. Xh. Gadamer, etj.
Në fushën e krijimtarisë origjinale, përveçse autor i këtij libri, Zorba është edhe autor i disa pjesëve dramatike dhe libreteve për opera.Pjesë e rëndësishme e prodhimit të tij letrar është edhe një fond i rëndësishëm publicistik e studimor.


Një çast, poezi: një jetë

Dritë përmes avulli.
Dalloj fytyrën tënde, pluhur bore;
marrshëm për pak më buzëqeshë
si protoplazëm “in vitro“,

por  në vorbuj shtojzovallesh kapërdihet
e s’le veçse një zhigë përshtypjeje…

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

Be First to Comment

    Leave a Reply