Zemër, sytë të qeshin kur më sheh
Po ta them shqip atë që zemra do
Me qepalla shpirtin lart ma ngre
Fryma jote dimrin tim e ngroh
Kur të shqiptoj ca fjalë dashurie
E ti më prek me gishtat e përlotur
Ndjej dhimbjen të më ndjekë pas si hije
Veten shoh të vogël, të paplotur
Një puthje më mjafton nga ato buzë
Shqiptuar veç me heshtje e pa fjalë
Nga shpirti im një lule do këpus
Do të ta fal, ta bësh ti vajz’ a djalë
Nga barku yt do lindë si perëndia
E ti, nënë e shenjtë do i rrish pranë
Në luftë do kalojnë ditët e mia
Që të pushtoj për ju, botën mbanë
Dhe në se bëfsha dot atë që duhet
Do të shqiptoj në lutje veç ca fjalë
Në thënsha kot një fjalë që s’thuhet
Nëna e perëndisë do të më falë!
Zemër, sytë të qeshin kur më sheh
Po ta them shqip atë që xhani do
Veç një fjalë shpirtin lart ma ngre
Fryma jote dimrin tim e ngroh
Të tjera nga ky autor:
- Dëshirore shqiptare
- Errësirë
- Dans ma rue vit un vieil homme
- Pellgjet
- Në krahët e tu të vdes
- Wild cherries
- Varret e mia
- Në rrugën time jeton një plak
- Në një gjithësi tjetër
- Si të shkruash një sonet
- Letra dashurie: Juliette Drouet për Victor Hugo
- Kur më qesh im atë
- Nëse ty
- Jacket in the summer
- The gentleman’s pleasure
- Xhaketë mes beharit
- Pulë e pjekur dhe byrek
- Te Mimoza Kuchly rrëfen jo vetëm gruaja
- Kënaqësia e Halimit
- Ca kupa verë me Perëndinë
Be First to Comment