Press "Enter" to skip to content

Frederik Rreshpja: Poezi

Frederik RreshpjaFrederik Rreshpja ka lindur në Shkodër në vitin 1940 (disa studiues si datëlindje të tij pranojnë vitin 1941). Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Shkodër. Në vitin 1967 botohet vepra e tij e parë letrare, përmbledhja me poezi “Rapsodi shqiptare”. Kjo vepër dhe punimet e tij të botuara në gazetat e përditshme dhe revistat e kohës u pritën mirë nga kritika. Si për ironi të fatit, po këto vargje u përdorën më pas si ndëshkim ndaj tij. Regjimi i kaluar komunist e burgos Rreshpjen për 17 vjet, duke burgosur kësisoj dhe perlat që derdhte në vargje. Krijimtaria e Rreshpjes nuk dihet me saktësi, por, nga miqtë e tij të afërt thuhet se ka thasë plot me dorëshkrime.

Ndonëse një poet gjigant, vargjet e të cilit janë cilësuar si më të bukurat në Ballkan, bënte thuajse një jetë eremiti. Ishte një ndër të rrallët njerëz që theksin e vinte te pasuria shpirtërore, duke mos e përfillur fare atë monetare. “Riku ka qenë armiku i parasë”, do të shprehen shumë prej miqve të tij. Ai jetonte me dhe për poezinë, pjesën më të madhe të të cilave ia ka kushtuar  humbjes, dhimbjes, vetmisë, që i shpreh aq mjeshtërisht në vargje të një individualiteti dhe bukurie prekëse. Jeta e tij përshkohej midis itinerarit Tiranë-Shkodër. Vdiq në vendlindje, më 17 shkurt të vitit 2006. Pasioni.net boton disa nga poezitë e tij, të shkëputura nga libri “Vetmi”, një dedikim i autorit për nënën: “Nënës sime, e cila ka vuajtur shumë pas meje nëpër burgje, internime e spitale. Me dhembshuri, Frederik Rreshpja.”   

 

SHQIPONJA

Një avion ikën diku dhe zogu suprem
Vështron me përbuzje shpirtin prej duralumini
Që rënkon, nga një dhëmbje metalike.

Qetësohu, avion i lashtë i rapsodive!
Është ndarja njerëzore që ulurin qiejve
Ndjekur nga kavaleria e shirave.

Të tjera nga ky autor:

Pages: 1 2 3 4 5 6

Be First to Comment

    Komento

    error: Content is protected !!