Press "Enter" to skip to content

Dritan KIÇI – Si të shkruash në 8 hapa një novelë të suksesshme

Besoj se thuajse të gjithë kanë menduar një herë (apo më shumë) për të shkruar një libër. Një pjesë e madhe prej nesh janë ulur dhe kanë nisur të shkruajnë, duke menduar se gjithçka do të dilte nga mendja e shpirti, shtyrë ndoshta nga një muzë e bukur që rastësisht ndodhej në të njëjtën dhomë me ne. Gjithçka e kishim në kokë dhe me zjarr jemi ulur të shkruajmë, por, sapo kemi vënë të ndenjurat në karrige…
Jo, ë?! Nuk është aq e thjeshtë! Gjithçka që kishit në kokë nuk është më aty. Të them të drejtën, kur lexoj një libër edhe mua më duket e thjeshtë, por ç’e do që nuk është kështu.
Nëse doni të shkruani, filloni me diçka të shkurtër. Një skicë apo tregim i shkurtër janë një fillim i sigurt. Besomëni, në fillim do t’ju duket sikur keni shkruar kryeveprën e ardhshme të botës, por kur të shikoni shprehjen e fytyrës së lexuesit të parë, do ta kuptoni se nuk është aq e thjeshtë.

Megjithatë, e di se të gjitha ç’po ju them janë të kota, sepse doni të hyni direkt e në roman, dhe unë, duke mos u mundur t’ju bind që të mos e bëni, nuk më ngelet tjetër veç t’ju ndihmoj në një farë mënyre.
Për një gjë duhet të më dëgjoni ama: filloni më mirë me një novelë! Ka tiparet e një romani, shkruhet më lehtë dhe nëse lexuesi do ta pëlqejë, do të blerë çdo libër që do publikoni më pas.
Këshillat e mëposhtme do t’ju japin veglat e duhura për të nisur ashtu siç duhet.

Historia
Pa histori nuk ka… histori! Ndaj, para se të filloni të mendoni për novelën gjeni një histori të bukur e mundësisht të padëgjuar. Ka shkrimtarë që ulen dhe shkruajnë pa ditur se ku do dalin, por nuk besoj se kjo është një ide e mirë. Nëse do të mund të shkruanit kështu, nuk do kishit nevojë për këshillat e mia dhe as për këtë artikull. Është mirë të mbështeteni në një nga skemat klasike që shohim në kryeveprat e botës. Përpiquni të gjeni diçka, që të paktën nga ana historike do të ishte e këndshme. P.sh: Nëse keni një histori tragjike dashurie, merrni dhe kuptoni se si është bërë Romeo dhe Xhulieta. Është një skemë që dhe Shekspiri vetë e përdori duke marrë skeletet e kryeveprave të letërsisë greke. Megjithatë, kjo kërkon pak lexim e studim dhe unë e di që nuk jua ka qejfi, ndaj gjeni një histori të lezetshme dhe formoni një ide të përgjithshme për atë që do të ndodhë; pra, një fillim, një ngjarje dhe një fund. Të tjerat ia lini kohës, sepse jo gjithçka vjen në të shkruar ashtu siç e mendojmë.

Të tjera nga ky autor:

Pages: 1 2 3

Be First to Comment

Komento

error: Content is protected !!