Press "Enter" to skip to content

Veprat e Dostojevskit

https://i1.wp.com/uegen-al.com/images/dos_krim.jpg?resize=116%2C175KRIM DHE NDËSHKIM

Vepra që bëri bujë të madhe në letërsinë botërore, madje u quajt roman i famshëm i psikanalizës që praktikohej për të parën herë dhe me mjaft sukses. Libri lexohet me ëndje të përveçaur, me një frymë dhe të mbetet në mendje për gjatë gjithë jetës. Romani botohet i plotë, është përkthyer nga gjuha ruse, origjinali, ku është ndërthurur bukur krimi dhe ndëshkimi i tij, bota shpirtërore e pasur, fryma ruse sfondi social dhe gjer në detaje të holla është filigranuar çka ndodh thellë në shpirtin e njeriut.

faqe 456, çmimi: 800 lekë, 8 €

IDIOTI

Idioti, kryevepër, letërsi e madhe, subjekt interesant, personazhe të gdhendur gjer në skalitje,https://i1.wp.com/uegen-al.com/images/Dos_idioti.jpg?resize=117%2C175 durim i pashembullt, filozofi e thjeshtë ndonëse pansllaviste, psikologji e hollë krejt njerëzore, ja cila është kjo vepër që jehoi në faqet e kritikës botërore prej më tepër se njëqind vjet, pa lodhur asnjë dorë dhe pa krijuar strese në asnjë mendje. Ajo që tregon Dostojevski me “Idiotin” e tij është madhështia e brendshme e njeriut, edhe në ato raste kur ai na shfaqet si humbameno, si i trashë, si një gjë pa pikën e vlerës e pa kurrfarë perspektive… Por a mund të harrojmë se shumica dërrmuese e njerëzimit janë të tillë?!

faqe 560, çmimi: 900 lekë, 9 €

https://i2.wp.com/uegen-al.com/images/dos_te%20vdekur.jpg?resize=118%2C175SHËNIME NGA “SHTËPIA E TË VDEKURVE”

Kryevepra e vërtetë që hodhi themelet e romanit modern është pikërisht “Shënime nga Shtëpia e të Vdekurve”, e shkruar me frymëzim të jashëzakonshëm e me thjeshtësi sublime…

faqe 292, çmimi: 600 lekë, 6 €

ADOLESHENTI

Bota intime e një djaloshi të zjarrtë përballë të papriturave të https://i2.wp.com/uegen-al.com/images/dos_adoleshenti_.jpg?resize=120%2C175pakëndshme në një ndeshje të pakufishme me të vjetrën, bota e trazuar, e lodhur dhe e freskët njëkohësisht.

faqe 464, çmimi: 800 lekë, 8 €

https://i1.wp.com/uegen-al.com/images/dos_djajte.jpg?resize=119%2C175DJAJTË

Ajo që demonizonte Dostojevski me këtë vepër të madhe, që pa frikë mund të quhet përsëri kryevepër e tij, ishte e keqja më kritike e shoqërisë ruse, anarkiste dhe e dërrmuar nga e ashtuquajtura frymë socialiste, pa ndërli-kime e artifisa të cilat letërsia dostojevskiane i kishte hedhur poshtë që në romanin e parë…

faqe 558, çmimi: 900 lekë, 9 €

I MARTUARI I PËRJETSHËM, KUMARXHIU

Në dukje qetësi sublime, nerva të tendosura, lodhje e përbindshme njerëzore, një gërricje ehttps://i2.wp.com/uegen-al.com/images/dos_imartuari.jpg?resize=119%2C175 brendshme që të sakaton më tej, e megjithatë… Lexoni këta dy romane të shkurtër e të mrekullueshëm dhe do të ndiheni të shpenguar.

faqe 320, çmimi: 700 lekë, 7 €

https://i2.wp.com/uegen-al.com/images/dos_novela.jpg?resize=118%2C175NOVELA

Aty ku shpërthen bota e pasionit, e rënies shpirtërore, e disfatizmit të pa-shpirt, aty ku jeta bëhet e padurueshme dhe befas çel dhe lulëzon si të mos ishte gjë ajo e kaluar e pakmëparshme, aty ku dashuria bëhet një zjarr i këndshëm që i jep ngrohtësi jetës, aty ku varfëria gëlon dhe rritet në përmasa fatale, aty ku lufta dhe vesi bëjnë kërdinë, – është ngjyer pena e palodhur e Dostojevskit të madh. Dhe Novelat e tij ja tek janë para nesh si një monument letrar.

faqe 464, çmimi: 800 lekë, 8 €

I PANJOHURI

Satirë? Apo një e qeshur e përmbajtur dhe e çuditshme, një e qeshur që të zbërthen brinjëthttps://i0.wp.com/uegen-al.com/images/dostojevski_i%20panjohuri%20copy.jpg?resize=118%2C175 pastaj? Lexoni “I panjohuri”

faqe 276, çmimi: 700 lekë, 7 €

https://i2.wp.com/uegen-al.com/images/dos_te%20fyer.jpg?resize=120%2C175TË FYER E TË POSHTËRUAR

Të fyer e të poshtëruar”, romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë. E çuditshme, po me një frymë lexohet dhe zemrat e rinisë kudo në botë i ka të pushtuara.

faqe 368, çmimi: 700 lekë, 7 €

 

NJERËZ TË VARFËR,

ËNDRRA e XHAXHAIT

Dy romane të shkurtër, në dukje të kundërt me njëri-tjetrin, por ka një fill që i bashkon të dy; i pari me një romantizëm shpërthyes e pasionant, të deklaruar dhe të dëshiruar; i dyti me një romantizëm të brendshëm epik, tronditës…

faqe 328, çmimi: 700 lekë, 7 €

Të tjera nga ky autor:

    Nuk ka botime të tjera nga ky autor.

Be First to Comment

    Komento

    error: Content is protected !!