fbpx Press "Enter" to skip to content

Irma Spaho: Poezi

http://tbn0.google.com/images?q=tbn:0WQ4sdKyimSwAM:http://idata.over-blog.com/0/38/53/96/leighto1.jpgËndërr gruaje

Mbremja te pushton me mantelin e zi te saj,
nje ritem i cmendur fantazish te rremben,
ora e hakmarrrjes kumbon ne veshet e vetmise se saj,
dhe kesaj nate zjarrmthin e deshires i ndez.
Ah ti, ze misterioz qe rezonon me telat e shpirtit,
ti heshtje memece qe me gjymtyre flet, heshtur,
kur duart kerkojne duart e n’agoni urren agimin,
nje shi puthjesh te mbulon lendinen e zhveshur.
Kendo, pushto e zjarrmo ate trup te etur,
mos ki frike nga vetja, mos ki frike nga askush,
deshire e cmendur, e papermbajtshme, mos e ndal vrullin,
krijese brishtesisht e thyeshme, pafundesisht e embel,
paperseritmisht e bukur.
M’i mbulo syte me puthje, percellome me zjarrin tend,
derisa nata te therrmohet e nga marazi te tretet,
derisa une te mos jem me une e ne krahet e tu te kem humbur,
e bota e pafund qe fshihet pas ketyre sysh te pushoje ne endje.
Si nje femije qe frike ka te largohet nga krahet e nenes,
ti zgjohu mbeshtjelle perjetesisht ne krahet e pasionit,
vrapo drejt tij e pangopur, rritu me te, rrembeji buzeqeshjet,
kendo me te ne heshtje, humb mes vargjesh, e dhuroji gjumin.

Dhe pastaj, pastaj fillo nga e para…

Djall në mish

Zjarr,
kam mijëra vjet që bashkë me ty digjem,
brenda dhe jashtë,
përpëlitem delirante nën llavën e dëshirës së ndezur,
ujëzohem,
gllabërohem nën kthetrat e saj hipnotike,
eci somnambul,
në gjysëm-mbylljet e syve si në pikturat e Dalisë,
gjymtyrët më tjetërsohen.

Trupat tanë të lakuriqtë reflektohen mbi të bardhën e akullt të mureve,
vallëzojnë,
si shtojzavallet në këtë gjysëm-ëndërr të lagësht,
kundërmimndjellëse,
në belbëzimet tona e në puthjet e ëmbla,
të pafund,
ndihet pulsimi i jetës, i dëshirës së pakthimtë,
të pandreqshme.

O Zot!
Kështu të kapërthyer me njëri tjetrin jemi që nga lashtësia,
që në krijim.
Kush tha se dashuria qenka e vdekshme,
humbiska pa lënë emër?!
Më pulson në çdo qelizë dashuria e vdekshme,
nga vdekja lindur,
më mbin në buzë një këngë kënaqësie,
JAM FEMER.

Fantazi impromptu

Ne vargun per ty kerrusur nga trishtimi
thith nektarin e poezive qe vibrojne brenda meje,
ushqej embrionet e vargjeve te pashkruara,
e pangopur muza me levrin nder deje.

Pas cdo vargu tkurret mendimi im per ty,
percelluar nga ankthi i mosarritjes se shprehjes.
Me ndjen si marr fryme ne mushkerite e tu? Jam une.
Mbire nga dhimbja e mohimit te dhenies.

Gjoksin tend flladi i vetmise perkedhel nga keqardhja,
e mua Erosi me kot mundohet t’me njome buzet.
Ne kete stine te thate te pritjes se pakuptimte,
si nje lule “mos me prek” mbyll zemra udhet.

Ndjenja me sublime!- Ne endrrat e mia ankoro muzen!
Qe copezat e frymezimit t’i mbledh nje nga nje,
me mirenjohjen e nje shpetimtari pas nje aksidenti fatal,
oren e deshperimit ta thyej e tek ti ta ndal.

Me harpen e Erosit t’i kendoj madheshtise tende,
ora e magjepsjes te sundoje kete memeceri heshtjeje,
pas kurmit tend te dehem nen kete drite hene,
si reflektimi inkandeshent qe pas dallgeve te detit ndizet.

O ndjenje e embel! Ti je fryt i shpirtit.
Kam provuar dhimbjen sepse ishe ti,
sepse ishe ti me mbyt sot vetmia
e k’te llave ndjenjash furishem derdh per ty;
per gjithe dashurite qe ne kete nate lindin,
e muzgun poetik sfidojne ne pagjumesi.

Lotët

Dy globe shndrites qe rrokullisen syve te mi,
faqeve i bejne kanal ku gropos
shqetesimet, nostalgjine, humbjen.

Jeta ime tani-nje margaritar gjigand loti,
ku rrezet e durimit perthyhen ne muret memece te heshtjes,
cmendurisht kaperthehen ne dashuri vetevrasese me rrufete e psheretimave,
e lendimeve i bejne nje kend shplodhes sa per t’i dobesuar fuqine.

Sa besnike lotet! Lotet e mi!
Si nuk me lane nje here vetem,
edhe kur vetes i largohem e mundohem t’i fshihem?!

Sonte dhimbja paska emrin tënd

Sonte dhimbja m’u shfaq me fytyren tende te paperseritshme,
me nenqeshjen tende nen buze me vrau gjumin,
si nje egersire me ka shtrenguar mes dhembeve te saj
e pameshirshem po me mat durimin.

Sonte ne lendinen e shpirtit ra heshtja e memecte
ne rruge dola te bej miq yjet, zhurmen.
Po ato te marrat, si te kishin frike prej meje merguan larg
kete shpirt te dimeruar te mos shihnin.

Sonte Perendite le te mbyten ne pellgun e kripur te syve te mi,
mua me mjaftojne fjalet per t’me vrare gjumin.
Dashuria qe s’ndahet, vdes shpejt, po kujtohet gjate,
barre e rende qenka krenaria e vrare dhe ndjenja e humbur!

Sonte dicka u thye, dicka mbaroi, dha shpirt,
zeri brenda meje u be nje me zerin e Nerudes,
ne kerkim te vargjeve me te trishtuara, per ty,
per gjithe fjalet e pathena, netet pa gjume, dashurine e mundur.

Sonte do te fle ne buze te durimit-me bej vend!
Te mbeshtetem vetem pak sa te me zgjoje agimi,
e kur neser te kthjellohem e rifitoj gjykimin
te kuptoj qe s’me ke merituar, edhe pse te kam dashur shume.

Sonte ne gjurmen e nje loti dua te mbytem e te lind tjeter njeri…

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento

    error: Content is protected !!