Press "Enter" to skip to content

Ervin HATIBI: Poezia e humbjes

Ti asnjëherë s’e kupton çfarë humb,
lodron si një mace në hapësirën
e gjelbër të syve të tu
dhe unë i fyer, i poshtëruar,
të përgjoj pas hijes sime;
bëhet vonë, sa vonë nga ndarja,
unë mbi prush thyej shkarpa,
si idiot i fryj hirit:
ndizu zjarr!
Dhe hedh aty lule, shami, vjersha,
rrobat e çdo gjë që kam
e ngel një lakuriq i varfër, zhveshur,
që zjarri dot më s’e ngroh.
Ti asnjëherë s’e kupton çfarë humb
lodron si një gjethe në lulishtet pa anë
të syve të tu,
por unë dua të të dua
me çdo kusht!

 

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment