fbpx Press "Enter" to skip to content

Hamit ALIAJ: Endacak

⁃ Bohem i pafjetur, ku i ke sytë?
⁃ I kam lënë që të shoh të dashurën time.
⁃ Po memec pse je, kush ta ka vrarë fjalën?
⁃ E lash të bëhet këngë, tek e dashura ime.
⁃ Po duart ku i ke, bohem i largët?
⁃ Në gjoksin e së dashurës, duke vjelë mollë.
⁃ Po kaq shumë plagë, në ç’luftë i more?
⁃ Janë diej të shuar, nga mungesa e saj.