fbpx Press "Enter" to skip to content

Hermann HESSE: A të ka ndodhur

A të ka ndodhur ndonjëherë,
që ndërsa me shpirt je duke qeshur,
në festë gëzuar je me të tjerë,
papritur ndalesh, largohesh heshtur.

Në shtrat bie, por gjumë s’të zë,
thua në zemër dhimbje e beftë ther,
pluhur-hareja, të qeshura s’ka më,
qan e s’resht dot – të ka ndodhur ndonjëherë?

Përktheu: Doreida Gedaj