Press "Enter" to skip to content

Ton ZMALI: Urrejtsit e diellit

U mblodhën urithët në tunelin e zi
dhe vendosën diellit me i ba varrin.
Nji varr të bukur në fshehtësi të plotë
se driten e tij nuk e duronin dot!?
Por për çudi që askush nuk e di
nantoka në gji i mbështolli.
Thellë në verbëri
mbetën të vetdënuem për jetë;
varrmihës të shkretë.
Kur dielli ngroh botën
grryejnë nantokën
si banorë errsine,
si urrejtsa drite,
si qenie të vetrobnueme.
Kurrë nuk kuptuan
këta mjeranë të pa fat,
se për diellin rrezeartë
nuk mund te ketë varr.