Press "Enter" to skip to content

Ornela MUSABELLIU: Përpëlitje

Mbrëmë, prapë,
dashuri bëri me fantazmën,
që u ngrit,
u shkund
e rregulloi pëlhurën e pluhurosur,
ngjitur pas trupit.
Më pas,
pa ja hedhur sytë,
u struk në qoshen e errët,
ku fle,
pa u shqetësuar për të,
që herë pastron,
herë qan,
këndon
apo përpëlitet e vetme në shtrat,
në pritje.