Një popull respekton veten vetëm kur respekton gjuhën e vet. Patriotizmi fillon dhe mbaron te pena dhe letrat e një kombi. Një komb si ne, më i vjetri në Evropë dhe me një gjuhë unike dhe të stërlashtë, duhet ta shprehim krenarinë duke i treguar botës se ndoshta e harruam për ca kohë, por dimë ta rimarrim atë që kemi humbut, dhe gjithçka fillon nga shqipja e shkruar bukur, ashtu si tingëllon, si rrëkema e një burimi që zbret nga malet.
Shkarkoni në linkun në vazhdim Tastierën Shqip e cila përfshin shkronjat Ë dhe Ç, përkatësisht te W dhe } në tastierat QWERTY. Në tastiera me konfigurim tjetër; si AZERTY, harta e gërmave në Tastierën Shqip do të jetë njësoj si në përshkrimin e mësipërm. Aplikacioni është falas. Pas instalimit, zakonisht, por jo gjithnjë, duke shtypur njëkohësisht Shift+Alt do të kaloni nga njëra tastierë në tjetrën.
Shkarkoni: Tastiera shqip
Për të caktuar Tastierën Shqip si primare shkoni në:
Start – Control Panel – Region and Language – Keyboard and Languages – Change keyboards
Në Default Input Language zgjidhni Albanian
Për çdo paqartësi mos hezitoni të kërkoni ndihmë në faqen e Revistës në Facebook.